Rusia: Marrëveshja bërthamore e pazëvendësueshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78855-rusia_marrëveshja_bërthamore_e_pazëvendësueshme
Ministria e jashtme e Rusisë, edhe një herë ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 28, 2018 05:38 Europe/Tirane
  • Rusia: Marrëveshja bërthamore e pazëvendësueshme

Ministria e jashtme e Rusisë, edhe një herë ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore.

Ministria e jashtme e Rusisë me anë të një deklarate ka thënë se qëndrimet e Rusisë për gjetjen e zgjidhjeve dhe uljen e situatës së rënduar në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e veriut, mbështeten nga shumica e vendeve të botës. Në deklaratën e lëshuar prej ministrisë së jashtme të Rusisë është vënë theksi në rëndësinë e marrëveshjes bërthamore dhe programin e përbashkët të veprimit dhe është theksuar se programi bërthamor i Iranit është konform rezolutës së KS të OKB. Rusia ka premtuar se do të bëjë përpjekjet për të ulur në minimum ndikimin dhe pasojat e daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Aktualisht Amerika është futur në bisedime me vendet e tjera të botës për të shtuar presione ndaj Iranit. Një prej funksionarëve të Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se Amerika ka ndërmend të bindë aleatët dhe partnerët e saj që prej muajit nëntor të heqin dorë nga blerja e naftës Iraniane. Sa i përket kësaj Aleksandër Novak, ministër i energjisë së Rusisë pas takimit që pati me homologun e tij amerikan, hodhi poshtë këtë kërkesë të papranueshme të Amerikës dhe tha se Moska do të analizojë kërkesën për ndalimin e importit të naftës Iraniane në bazë të normave dhe dispozitave përkatëse. Rusia dhe vendet evropiane shumë herë kanë theksuar se marrëveshja bërthamore është e pazëvendësueshme dhe rikujtojnë se marrëveshja bërthamore me Iranin është konfirmuar nga KS i OKB. Rusia është e mendimit se në rast të anulimit të marrëveshjes bërthamore, vendet e tjera nuk do të kenë më besim të KS i OKB dhe tek kjo organizatë dhe pas kësaj përvoje të hidhur çështjet ndërkombëtare do të mbeten pa u zgjidhur. Shkelja e rezolutës nga ana e Amerikës që është akordi më i lartë ndërkombëtare, ka pasoja të rënda për Bashkësinë Ndërkombëtare. ANEA me dhjetëra herë ka konfirmuar se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, mirëpo Amerika pa i kushtuar aspak rëndësi raporteve të ANEA, shpalli largimin dhe daljen e saj nga marrëveshja bërthamore, duke dëmtuar rëndë kredibilitetin e ANEA. Marrëveshja bërthamore përkundër pretendimeve të perëndimore për zbatimin e zotimeve të tyre, do të shkatërrohet për shkak të shkeljeve të perëndimorëve. Nikola Kozhanoc, ekspert i çështjeve të Rusisë, thotë se Rusia eliminimin e marrëveshjes bërthamore nuk e konsideron një zhvillim pozitiv politik pro një faktor që shton akoma më shumë tensionet me Iranin. Mesa duket Rusia dhe vendet evropiane po përpiqen të parandalojnë shkatërrimin e marrëveshjes bërthamore mirëpo mosrespektimi i angazhimeve të perëndimore kundrejt KS të OKB dhe programit të përbashkët të veprimit, e bën të paqarta fatin e marrëveshjes bërthamore dhe të akordeve të tjera ndërkombëtare.