Tusk shpreh rezerva për marrëveshjen për migrantët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78908-tusk_shpreh_rezerva_për_marrëveshjen_për_migrantët
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, e mirëpriti me rezerva marrëveshjen e re për migracionin, të arritur në orët e mëngjesit të së premtes, pas bisedimeve maratonë të liderëve evropianë në Bruksel.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 29, 2018 16:21 Europe/Tirane
  • Tusk shpreh rezerva për marrëveshjen për migrantët

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, e mirëpriti me rezerva marrëveshjen e re për migracionin, të arritur në orët e mëngjesit të së premtes, pas bisedimeve maratonë të liderëve evropianë në Bruksel.

Tusk u tha gazetarëve se "është shumë herët të flitet për sukses" dhe se bërja e marrëveshjes ka qenë e lehtë "në krahasim me atë që duhet bërë në terren". Me marrëveshjen e re mund të ndërtohen qendra të reja për migrantë në shtetet e BE-së, ku do të përpunoheshin kërkesat e azilit. Migrantët ekonomikë, të cilëve u refuzohen kërkesat, do të kthehen. Ata që konsiderohen refugjatë të vërtetë, do të strehohen.