Përfaqësuesi i Rusisë në OKB thekson fuqinë superiore të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78915-përfaqësuesi_i_rusisë_në_okb_thekson_fuqinë_superiore_të_iranit
Vasili Nebenzya përfaqësues i Rusisë në OKB pasi ka theksuar se prania e Iranit në Siri është e ligjshme ka thënë se është një fuqi rajonale dhe interesat e këtij vendi në rajon duhet të merren parasysh. Ata nuk mund t’i largojmë nga rajoni, për këtë duhet të bisedojmë dhe dialogojmë me ata dhe jo t’i akuzojmë, ka thënë në fjalën e tij përfaqësuesi i Rusisë në OKB.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 30, 2018 04:33 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i Rusisë në OKB thekson fuqinë superiore të Iranit

Vasili Nebenzya përfaqësues i Rusisë në OKB pasi ka theksuar se prania e Iranit në Siri është e ligjshme ka thënë se është një fuqi rajonale dhe interesat e këtij vendi në rajon duhet të merren parasysh. Ata nuk mund t’i largojmë nga rajoni, për këtë duhet të bisedojmë dhe dialogojmë me ata dhe jo t’i akuzojmë, ka thënë në fjalën e tij përfaqësuesi i Rusisë në OKB.

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB ndër të tjera vuri në dukje se prania e Iranit në Siri është me kërkesë të qeverisë së Damaskut dhe konform normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe shtoi se Teherani prej kohësh është shprehur i gatshëm për të dialoguar mbi çështjet e rajonit mirëpo palët vetëm sa akuzojnë Iranin se po destabilizon rajonin. Nebenzya tha se prania amerikane në Siri është e jashtëligjshme ndërkohë që amerikanët synojnë plane të tjera. Roli historik dhe politik i Iranit në përballjen me hegjemonistët si Amerika, e ka kthyer Iranin në nj fuqi rajonale. Amerika dhe perëndimi nuk mund ta pranojnë aktivizimin e Iranit në luftën kundër terrorizmit dhe për këtë kanë nisur një luftë propagandistike dhe mediatike kundër Iranit duke e akuzuar atë se ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera ndërkohë që të tilla pretendime nuk janë gjë tjerët veçse dështim i tyre në Siri. Vendet perëndimore me ndihmat e tyre të hapura ndaj terroristëve në Siri, janë kthyer në objekt skandali për opinionin publik të botës. Ata në mënyrë të ndryshme po mundohet që të gjejnë pretekste për të justifikuar praninë e tyre agresive në rajon. Realiteti në rajon tregon faktin se roli i Iranit në dështimin dhe zhdukjen e terrorizmit në Irak dhe në Siri është rol i pamohueshëm. Nga pikëpamja e shumë teoricienëve, Republika Islamike e Iranit është e vetmja fuqi e rajoni që mund të përcaktojë kushte të reja të lojës në Lindjen e Mesme. Prania dhe influenca e Iranit në rajon dhe sidomos në Bagdad, Bejrut, Sana dhe Damask si dhe shtirmi i influencës në brigjet e Mesdheut tregon se Irani po arrin majat më të lartë dhe kjo konfirmohet nga shumë funksionarë ushtarakë dhe politikë. Sot përkufizimi i fuqisë së rajonit pa përfshirjen e Iranit nuk ka kuptim dhe marrëveshjet apo akordet pa praninë e Iranit nuk janë funksionale. Alen Freson, ekspert dhe shkrimtar i gazetës Le Monde thotë se Irani për herë të parë pas perandorisë së lashtë perse, flet si një fuqi e rajonit. Në kohën kur zhvillimet e viteve të fundit kanë krijuar katastrofa në rajon, Irani nga ana e tij ka shtuar dhe forcuar akoma më shumë fuqinë e vet. Influenca dhe popullariteti i Iranit në rajon përkundër vendeve të tjera si Amerika dhe Arabia Saudite nuk është e bazuar tek armët e avancuara ushtarake por tek mbështetja që Irani u ka dhënë popujve të rajonit për tu përballur realisht me terrorizim. Sot akuzat që hidhen nga Amerika dhe Arabia Saudite kundër Iranit, nuk përputhen aspak me opinionin publik të rajonit dhe të botës dhe të tilla akuza vetëm sa dëmtojnë gjithmonë e më shumë pozitën e këtyre vendeve.