Kanadaja futet në luftën tregtare kundër Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78916-kanadaja_futet_në_luftën_tregtare_kundër_amerikës
Kanadaja njoftoi se do të vendosë tarifa mbi produktet amerikane si përgjigje ndaj masave të Uashingtonit kundër eksporteve nga fqinji kanadez, si pjesë luftës tregtare të filluar nga presidenti amerikan, Donald Trump.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 30, 2018 04:33 Europe/Tirane
  • Kanadaja futet në luftën tregtare kundër Amerikës

Kanadaja njoftoi se do të vendosë tarifa mbi produktet amerikane si përgjigje ndaj masave të Uashingtonit kundër eksporteve nga fqinji kanadez, si pjesë luftës tregtare të filluar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Kanadaja nuk ka zgjidhje tjetër pot të përgjigjet në një masë reciproke dollar për dollar”, deklaroi sot ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland. “Kanadaja është treguar e matur dhe e përmbajtur në përgjigjen e saj”, tha Freeland duke argumentuar se tarifat amerikane janë të jashtëligjshme sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA). “Tarifat e reja mbi produktet amerikane përfshijnë çelikun dhe aluminin, që arrijnë vlerë prej 16 miliardë dollarë kanadezë (12 miliardë dollarë amerikanë), do të hyjnë në fuqi më 1 korrik”, theksoi ministrja.