Ofertë e çuditshme e Trump për Macron: Largohu nga BE!
Presidenti i Amerikës i ka propozuar presidentit të Francës që ta largojë vendin e tij nga Bashkimi Evropian dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë të nënshkruajë një traktat të tregtisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gazeta amerikane "Washington Post" ka raportuar se Donald Trump, presidenti i Amerikës, gjatë vizitës së Emmanuel Macron, presidentit të Francës në SHBA, ka kërkuar nga ai që edhe Franca të ndjekë rrugën e Britanisë së Madhe dhe të largohet nga Bashkimi Evropian. "Pse nuk po dilni nga Bashkimi Evropia?",- i ka thënë Trump presidentit francez.
Në shkëmbim të kësaj Trump i premtuar Emmanuel Macron se do të vendosë kushte më të mira tregtare në dispozicion të Francës se sa të Bashkimit Evropian. Macron i cili ishte në Bruksel në kohën e publikimit të këtij raporti, nuk ka dhënë ndonjë deklaratë të drejtpërdrejtë në lidhje me këtë çështje. Presidenti i Francës ka theksuar: "Fjalët që thuhen prapa dyerve të mbyllura, duhet të mbesin prapa dyerve të mbyllura. Nuk mendoj që përsëritja e tyre të jetë një gjë e mirë, por besoj se premtimi të cilin e kam dhënë para më shumë se një viti për Bashkimin Evropian, në masë të mjaftueshme tregon qartë se çfarë mund të jetë përgjigje ime ndaj pyetjeve të tilla të mundshme".
Liderët e Francës dhe Amerikës pavarësisht stileve dhe pikëpamjeve të ndryshme, kanë marrëdhënie miqësore. Presidenti i Amerikës zakonisht kritikon në masë të madhe Bashkimin Evropian dhe së fundi Trump ka akuzuar BE se po mashtron SHBA-të. "Ne i duam shtetet evropiane, me siguri se BE është formuar që të përfitojë nga SHBA-ja. Dhe a e dini çfarë?! Ne nuk mund të lejojmë të ndodhë një gjë e tillë",- ka thënë Trump.