Trump: Mbreti saudit ka pranuar të rrisë prodhimin e naftës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Doanld Trump tha se Mbreti saudit Salman, i ka thënë atij se Riadi është pajtuar për rritjen e prodhimit të naftës, në përgjigje të “trazirave” në Iran dhe Venezuelë.
“Sapo bisedova me Mbretin Salman të Arabisë Saudite dhe i shpjegova atij këtë gjë, sepse si pasojë e trazirave dhe mosfunksionimit në Iran dhe Venezuelë, unë kërkoj që Arabia Saudite të rrisë prodhimin e naftës, ndoshta deri në 2 milionë fuçi, që të bëhet dallimi”, ka shkruar sot Trump në Twitter. Trump ka shtuar se çmimet janë të larta “dhe ai është pajtuar”. Presidenti amerikan, megjithatë nuk ka treguar për ndonjë afat kohor se kur mund të prodhohen 2 milionë fuçi naftë. Komentet e tij vijnë teksa çmimi i naftës ka shënuar ngritje, teksa administrata e Trumpit u ka bërë thirrje aleatëve që të mos blejnë naftë nga Irani. Teherani ka deklaruar se politikat armiqësore të administratës Trump kundër Iranit janë arsyeja e rritjes së çmimit të naftës në tregjet botërore.