Prindërve që braktisin fëmijët u hiqet pasaporta për jashtë vendit!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78967-prindërve_që_braktisin_fëmijët_u_hiqet_pasaporta_për_jashtë_vendit!
Prindërit e "munguar" që refuzojnë të kontribuojnë në kujdesin e fëmijëve të tyre përballen me 'ndalimin' për pushime jashtë vendit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Korrik 01, 2018 10:21 Europe/Tirane
  • Prindërve që braktisin fëmijët u hiqet pasaporta për jashtë vendit!

Prindërit e "munguar" që refuzojnë të kontribuojnë në kujdesin e fëmijëve të tyre përballen me 'ndalimin' për pushime jashtë vendit.

Ministrat në Britani gjatë këtij muaji pritet të bëjnë presion mbi planet për heqjen e pasaportave të të ashtuquajturve "baballarët e vdekur", të cilët i kalojnë përgjegjësitë e tyre tek shteti.

 Masa radikale shihet si një armë e rëndësishme në 'bindjen' e baballarëve ose nënave që heqin dorë nga pagesat për fëmijët e tyre.

Burimet qeveritare kanë këmbëngulur që një vendim përfundimtar është i nevojshëm për t'u ndërmarrë.

Por "Mail Sunday" mësoi këtë javë se një konsultim zyrtar më parë këtë vit, nuk kishte pasur pengesa të mëdha në planin për pasaportat.

Javën e kaluar, Kit Malthouse, Ministri i Mirëmbajtjes së Fëmijëve, sugjeroi se kjo mund të jetë një masë e efektshme meqë Qeveria kërkon të ulë miliardat për mbështetjen e pagesave për fëmijët.