Ndalesat e reja për femrat në Korenë Veriore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78972-ndalesat_e_reja_për_femrat_në_korenë_veriore
Lideri i Koresë Veriore ka ndaluar femrat që të veshin fustane të shkurtë dhe rroba të tejdukshme në rrugët e qytetit dhe për personat që i duken këmbët nën fustane deri mbi gjunjë, ka vendosur gjobë në vlerë tre Pound si ndëshkim për këtë sjellje anti-shoqërore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 01, 2018 10:32 Europe/Tirane
  • Ndalesat e reja për femrat në Korenë Veriore

Lideri i Koresë Veriore ka ndaluar femrat që të veshin fustane të shkurtë dhe rroba të tejdukshme në rrugët e qytetit dhe për personat që i duken këmbët nën fustane deri mbi gjunjë, ka vendosur gjobë në vlerë tre Pound si ndëshkim për këtë sjellje anti-shoqërore.

Gazeta angleze "Daily Mail" në një raport të saj ka shkruar se Kim Jung Un, lideri i Koresë Veriore, në fillim të këtij muaji ka obliguar autoritetet e vendit të tij të gjobisin ata persona të cilët imitojnë lëvizjet e vallëzimit të grupeve muzikore të Koresë Jugore. Përveç kësaj, ngjyrosja e flokëve për të imituar perëndimorët, veshja e rrobave të ngushta dhe e rrobave me mbishkrime angleze, është e ndaluar rreptësishtë. Përpjekjet për t'u përballur me depërtimin e huaj pavarësisht shkrirjes së akullit në marrëdhëniet e Koresë Veriore me Amerikën, po vazhdon në të njëjtin nivel.