Arratisje spektakolare me helikopter nga burgu i Parisit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78976-arratisje_spektakolare_me_helikopter_nga_burgu_i_parisit
Sipas autoriteteve franceze, një kriminel famëkeq është arratisur me helikopter nga një burg në rajonin e Parisit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 01, 2018 11:26 Europe/Tirane
  • Arratisje spektakolare me helikopter nga burgu i Parisit

Sipas autoriteteve franceze, një kriminel famëkeq është arratisur me helikopter nga një burg në rajonin e Parisit.

Redoine Faid arriti të arratisej pasi tre bashkëpunëtorë të armatosur zbritën nga helikopteri në oborrin e burgut. Faid, i dënuar me 25 vite burg, është një kriminel i njohur në Francë, ku u burgos për një sërë plaçkitjesh. Në vitin 2009 ai shkroi një libër për përvojat e tij të rritjes në rrethinat e Parisit, ku edhe u “diplomua” në një jetë krimi.  Ai pretendonte se i kishte kthyer shpinën botës së krimin, por në 2010 ai u përfshi në një tentativë grabitje që i mori jetën edhe një efektivi policie, krim për të cilin ai po kryente dënimin prej 25 vitesh në burgun Seine-et-Marne.