Amerika vazhdon përpjekjet për të penguar marrëdhëniet tregtare të Iranit
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit në vazhdim të veprimeve anti-iraniane të këtij vendi, bëri të ditur përpjekjet e Uashingtonit për ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare të Pekinit me Teheranin.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Amerika në vazhdim të përpjekjeve për të dalë nga izolimi i krijuar si pasojë e politikave të njëanshme të administratës së Donald Trump në arenën ndërkombëtare, Heather Nauert, zëdhënësja e DASH, deklaroi se amerikanët janë duke biseduar me Kinës si blerësin më të madh të naftës së Iranit, për t'i bindur ata që të ndërpresin blerjen e këtij produkti të Iranit. Heather Nauert reagoj ndaj deklaratave të fundit të z. Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit i cili ka thënë se Amerika nuk mund të pengojë eksportin e naftës së Iranit. Ajo në lidhje me këtë pretendoi se qëllimi i Amerikës është reduktimi i eksportit të naftës së Iranit. Zëdhënësja e DASH gjithashtu vuri në dukje edhe arrestimin e një diplomati iranian në Gjermani me akuzë se ka tentuar të kryejë sulm në mitingun e MEK në Paris dhe përsëriti pretendimet e rrejshme të Uashingtonit kundër Iranit.