I dërguari special i OKB për Jemenin përfundon vizitën në Sana
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79067-i_dërguari_special_i_okb_për_jemenin_përfundon_vizitën_në_sana
I dërguari special i OKB për Jemenin të mërkurën pas vizitës dyditore në Në Sana të Jemenit dhe takimeve të zhvilluara me funksionarët shtetërore dhe me liderët e lëvizjes Ansarullah, u largua nga Jemeni.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 04, 2018 10:08 Europe/Tirane
  • I dërguari special i OKB për Jemenin përfundon vizitën në Sana

I dërguari special i OKB për Jemenin të mërkurën pas vizitës dyditore në Në Sana të Jemenit dhe takimeve të zhvilluara me funksionarët shtetërore dhe me liderët e lëvizjes Ansarullah, u largua nga Jemeni.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Martin Grifits, i dërguari special i OKB për Jemenin, në fund të vizitës së tij në Sana deklaroi: "Gjatë vizitës time në Sana jam takuar me liderët e lëvizjes Ansarullah dhe me funksionarët e partisë Kongresi Popullor të ish-presidentit jemenas Abdullah Saleh dhe kam arritur në një siguri të plotë. Unë në mënyrë të veçantë shpreh falënderimet e mia ndaj Abulmalik Al-Hithi, liderit të lëvizjes Ansarullah, për mbështetjen që ka treguar ndaj përpjekjeve të OKB dhe takimet tona në Sana kanë qenë të dobishme dhe frytdhënëse". Kjo është në kohën kur gazeta "Sharqul-Awsat" duke cituar burime të huaja më parë ka pretenduar se Ansarullah e Jemenit ka kërkuar më shumë kohë nga Martin Grifits për të shqyrtuar planin e tij në lidhje me provincën Al-Hudejdah. Sipas këtyre burimeve, lideri i lëvizjes Ansarullah disa ditë më parë ka deklaruar për funksionarët e lartë të kësaj lëvizje gjatë një takimi sekret se kurrë nuk do të pajtohet me dorëzimin e qytetit Al-Hudejdah dhe portit të tij te qeveria në dorëheqje dhe nuk do të heqë dorë nga niveli i kërkesave të tij rreth mbikëqyrjes teknike dhe logjistike mbi portin Hudejdah pa dëmtuar praninë e Ansarullah në këtë provincë. Është pretenduar se Ansarullah ka pritur shumë ftohtë të dërguarin special të OKB dhe për tu takuar me Grifits ka caktuar një funksionar të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Nga ana tjetër burimet jemenase kanë deklaruar se Ansarullah ka forcuar pajisjet e veta në qytetin Al-Hudejdah dhe ka ngritur nivelin e gatishmërisë për ta mbrojtur këtë qytet.