Franca justifikon veten për shkak të shitjes së armëve Arabisë Saudite
Ministria e mbrojtjes e Francës duke iu përgjigjur reagimit të organizatave jo qeveritare të cilat kanë kundërshtuar shitjen e armatimeve franceze për Arabinë Saudite dhe EBA, është justifikuar për këtë veprim që bie ndesh me normat dhe dispozitat humanitare dhe ndërkombëtare.
Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters, ministria e mbrojtjes e Francës ditën e mërkurë me anë të një deklarate ka thënë se përfitimet e nxjerra nga shitja e armëve Arabisë Saudite dhe EBA janë të nevojshme për të mbajtur gjallë industrinë e mbrojtjes së Francës. Organizata Amnisti Internacional dhe dy organizata të tjera jo qeveritare, kanë kritikuar qeverinë franceze për shkak se u ka shitur armatime Arabisë Saudite dhe EBA. Këto organizata kanë publikuar një raport mbi shitjen e armëve nga Franca në vitin 2017 dhe kanë kritikuar Parisin për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut në Jemen. Pas Francës, Britania, gjermania, Amerika, Italia dhe Spanja janë vendet që plotësojnë nevojat e Riadit për armatime. Popujt dhe grupet mbështetëse të të drejtave të njeriut janë të mendimit se Amerika dhe qeveritë perëndimore duke u shitur armatime Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj kanë mbështetur këto regjime në luftën e tyre kundër Jemenit dhe në mbështetjen e grupeve terroriste si ISIS.