Presidenti i guinesë ekuatoriale fali të gjithë të burgosurit politikë
Korrik 05, 2018 09:50 Europe/Tirane
Presidenti i Guinesë Ekuatoriale, Teodor Obiang Nguema, nënshkroi një dekret me të cilin fali të gjithë të burgosurit politikë në atë shtet të Afrikës qendrore.
Televizioni shtetëror në atë vend, publikoi lajmin se presidenti Nguema ka nënshkruar një Akt të përgjithshëm për faljen e të gjithë shtetasve të cilat janë dënuar në bazë të veprimtarisë politike, ndërkohë që dekreti në fjalë ka shfuqizuar edhe të gjitha ndalesat për veprim politik.
Tags