Kryebashkiaku i Sheffield: Trump ndalohet të hyjë në qytet
Presidenti i SHBA Donald Trump është ndaluar të hyjë në qytetin e madh britanik Sheffield gjatë vizitës së tij të ardhshme shtetërore në Britani të Madhe, tha kryebashkiaku Magid Magid.
Duke mbajtur një kapelë tradicionale meksikane Sombrero, Magid njoftoi vendimin e tij gjatë një takimi të Këshillit Bashkiak të Sheffieldit të enjten, si një shfaqje e solidaritetit me emigrantët meksikanë. Sidoqoftë, Trump nuk pritet të ndalojë në Sheffield në udhëtimin e tij të ardhshëm në fund të këtij muaji, i cili përfshin takime me Mbretëreshën Elizabeta II dhe Kryeministren Theresa May. Magid, një ish-refugjat nga Somalia, i cili mbërriti në Britani në moshën 5 vjeçare, i inkurajoi njerëzit që të bashkohen me demonstratat kundër Donald Trump.