Amerika dhe Franca dërgojnë pajisje të reja ushtarake në Siri
Amerika dhe Franca për të mbështetur forcat e tyre ushtarake në Siri kanë dërguar pajisje të reja ushtarake në provincën Raka në veri të Sirisë.
Burimet lokale njoftojnë se kamionë të Francës dhe Amerikës, ditën e enjte janë futur në qytetin Tabake në perëndim të provincës Raka. Franca dhe Amerika me pretekstin e luftës kundër terroristëve, në formë të jashtëligjshme dhe pa marrë leje nga qeveria siriane kanë dërguar trupa ushtarake në Siri. Prania ushtarake e Amerikës dhe e Francës në Siri, është me pretekstin e luftës kundër grupeve terroriste në një kohë kur këto dy vende janë garantuesit dhe mbështetësit kryesorë të terroristëve në Siri dhe në Irak. Amerika dhe Franca deri tani kanë shpenzuar me miliarda dollarë për armët dhe pajisjet ushtarake që u kanë dhënë terroristëve. Autoritetet siriane dhe ato të organizatave ndërkombëtare thonë se veprimet e Amerikës dhe të Francës në Siri janë veprime pushtuese. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.