Trump fillon edhe largimin nga NATO
Disa media kanë bërë të ditur se Trump me dërgimin e një letre me ton të ashpër drejtuar liderëve të disa vendeve anëtare të NATO-s, ka folur për mundësinë e daljes së Amerikës edhe nga Aleanca Veri-Atlantike.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se disa media perëndimore kanë njoftuar se Donald Trump, presidenti i Amerikës ka dërguar një letër me ton të ashpër për liderët e disa vendeve anëtare të NATO-s. Donald Trump këtë letër e ka dërguar në prag të samitit të liderëve të NATO në Bruksel për liderët e Kanadasë, Spanjës, Holandës dhe Gjermanisë të cilët i ka kërcënuar se nëse vendet anëtare të NATO-s nuk rrisin buxhetin e tyre për këtë organizatë, Amerika mund të rishikojë “së shpejti” qëndrimin në këtë aleancë ushtarake. Gazeta “New York Times” në një raport të saj ka shkruar se Donald Trump në këtë letër i është drejtuar Angela Merkel, kancelares gjermane, duke i thënë: “Në kohën kur Gjermania ka një zhvillim të mirë ekonomik, kjo është e padurueshme që SHBA-të të përballojë shpenzimet e mbrojtjes”. Edhe gazeta “Indipendent” ka shkruar se zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Amerikës nuk ka pranuar të deklarohet në lidhje me këtë letër. Trump që nga koha kur ka hy në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se Amerika po keqshfrytëzohet nga vendet anëtare të NATO-s.