Polici vret 22-vjeçarin me ngjyrë, nisin hetimet
(last modified Sat, 07 Jul 2018 11:10:34 GMT )
Korrik 07, 2018 13:10 Europe/Tirane
  • Polici vret 22-vjeçarin me ngjyrë, nisin hetimet

Një oficer policie në Francë që ka qëlluar për vdekje një djalë me ngjyrë është akuzuar për vrasje.

Vdekja e 22-vjecarit, të identifikuar si Aboubakar Fofana ka shkaktuar shumë trazira në Nantes. Ai po bënte rezistencë ndaj policisë që kërkonte ta arrestonte të martën (3 korrik). I riu, që dyshohej se ishte i përfshirë në trafikimin e drogës, nuk pranoi që të jepte kartën e identitetit dhe i dha policisë një emër të rremë. Fakti që ai nuk pranoi të dorëzohej, shkaktoi zënkë. Një oficer policie që po qëndronte ndërhyri duke e vrarë të dyshuarin. Incidenti ka ngjallur një valë trazirash, e cila ka depërtuar nëpër lagjet më të varfra dhe me emigrantë të  qytetit. Rreth 1,000 protestues zbritën në Nantes të enjten, duke brohoritur për "drejtësinë për Abou". Turma i vuri flakën 52 automjeteve, duke përfshirë atë të kryetarit të bashkisë së qytetit, dhe vandalizuan disa ndërtesa, duke vënë zjarr në një qendër tregtare, një bibliotekë dhe një stacion policie. Në përpjekje për të shuar dhunën, policia vendosi gaz lotsjellës.

Tags