Peniani dënon kërkesat e ashpra të Uashingtonit në bisedime
Koreja e Veriut ka kritikuar "kërkesat e ashpra" dhe qëndrimin "jashtëzakonisht jokonstruktiv të Uashingtonit ", pas dy ditë bisedimesh me një delegacion amerikan të kryesuar nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.
"Qëndrimet amerikane në bisedimet e nivelit të lartë të premten dhe të shtunën ishin shumë për keqardhje", thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut, njoftoi të shtunën agjensia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut. Deklarata tha se rezultati i bisedimeve me delegacionin amerikan ishte "jashtëzakonisht shqetësues", duke akuzuar Uashingtonin për përpjekjen e njëanshme për presione ndaj Koresë së Veriut për ta detyruar Penianin të braktisë armët bërthamore. Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut tha se Uashingtoni tradhtoi frymën e samitit të muajit të kaluar midis presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un duke bërë kërkesa të njëanshme mbi denuklearizimin e plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm. Më tej, deklarata shton se "vendosmëria, e Phenianit për të hequr dorë nga programi i tij bërthamor mund të dobësohet pasi Uashingtoni kërkoi denuklearizim njëanshëm.