Turqi: Largohen nga puna 18,000 shërbyes civilë
(last modified Sun, 08 Jul 2018 10:02:29 GMT )
Korrik 08, 2018 12:02 Europe/Tirane
  • Turqi: Largohen nga puna 18,000 shërbyes civilë

Turqia ka lëshuar një dekret që përjashton 18,000 shërbyes civilë, gjysma e të cilëve ishin pjesëtarë të forcave policore, mbi dyshimet se ky grup punojnë kundër sigurisë kombëtare.

Dekreti i lëshuar më 8 korrik, mbylli 12 asociacioni rreth vendit si dhe një gazetë e një televizion lokal. Kjo lëvizje vie në prag të dy vjetorit të tentim grusht-shtetit. Qveria turke kishte fajësuar klerikun musliman me bazë në Amerikë, Fetullah Gylen, për tentim grusht-shteti, ku mbetën të vrarë 250 persona. Gylen kishte mohuar përfshirjen në grusht-shtet. Autoritetet turke kanë ndaluar dhjetëra mijëra njerëz, të dyshuar për përfshirje dhe mbështetje të Gylenit. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut, duke përfshirë Amnesty International, kanë kritikuar këtë vendim.

Tags