Turqia zemërohet ndaj Izraelit
Prokurorët ushtarakë të Izraelit kanë akuzuar një turiste të burgosur turke se ka ndihmuar për transferim të parave dhe paketave për lëvizjen e rezistencës palestineze Hamas, në një rast që e ka shtyrë Ankaranë të betohet për hakmarrje.
27-vjeçarja Ebru Ozkan, e cila u arrestua në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit më 11 qershor gjatë kthimit në Turqi, u akuzua në një gjykatë ushtarake të dielën për disa çështje dhe nëse dënohet, ajo mund të përballet me disa vjet burgim. Rasti ka tensionuar më tej lidhjet midis Tel Avivit dhe Ankarasë. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu akuzoi Izraelin për "marrjen e masave parandaluese kundër shtetasve turq që udhëtojnë në al-Kuds". Ai gjithashtu kërkoi që Izraeli t'u jepte fund "përndjekjeve të pamëshirshme". "Ne do të hakmerremi kundër kësaj. Marrëdhëniet tona do të normalizohen kur Izraeli të ndalë politikat e veta çnjerëzore, "tha Ministri i Jashtëm turk .