Nënshkruhet marrëveshje sigurie mes Parisit dhe Riadit
Me gjithë kërkesën e organizatave ndërkombëtare dhe disa prej deputetëve të parlamentit francez drejtuar presidentit për të ulur shitjen e armëve për koalicionin saudit, ministrja e mbrojtjes e Francës ka nënshkruar një marrëveshje informative dhe sigurie me Arabinë Saudite.
Florence Barley nënshkroi këtë marrëveshje gjatë një takimi me Muhamed bin Selman homologun e saj saudit. Gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite, ministrja e mbrojtjes e Francës u takua me mbretin Selman bin Abdul’aziz me të cilin diskutoi për shitjen e armëve franceze. Ndërkohë shumë organizata ndërkombëtare mbrojtëse të të drejtave të njeriut kanë kërkuar ndalimin e shitjes së armëve franceze për koalicionin saudit, i cili prej vitit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit duke lënë të vrarë dhe plagosur me mijëra civilë.