Trump emëron gjyqtarin konservator Kavanaugh për Gjykatën Supreme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79253-trump_emëron_gjyqtarin_konservator_kavanaugh_për_gjykatën_supreme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nominoi Brett Kavanaughin për gjykatës të Gjykatës Supreme, duke përmbushur premtimin e tij për ta kthyer gjykatën më të lartë të vendit në një drejtim më konservativ për dekadat që do të vijnë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Korrik 10, 2018 08:45 Europe/Tirane
  • Trump emëron gjyqtarin konservator Kavanaugh për Gjykatën Supreme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nominoi Brett Kavanaughin për gjykatës të Gjykatës Supreme, duke përmbushur premtimin e tij për ta kthyer gjykatën më të lartë të vendit në një drejtim më konservativ për dekadat që do të vijnë.

Trump tha se ka zgjedhur 53-vjeçarin Kavanaugh për të zëvendësuar gjykatësin Anthony Kennedy, 81 vjeç, i cili do të pensionohet.

"Nuk ka njeri në Amerikë më të kualifikuar për këtë pozitë dhe askush nuk e meriton më shumë", tha Trump.

Kavanaugh ka shërbyer që nga viti 2006 në Gjykatën e Apelit të SHBA-së për Qarkun e Kolumbisë.

Gjykatësit e Gjykatës Supreme emërohen për mandate të përjetshme.

Me moshën e tij, Kavanaugh, nëse konfirmohet nga Senati, mund të shpërbejë me dekada dhe të ndihmojë në përcaktimin e drejtimit të shoqërisë amerikane, edhe pas largimit të Trumpit nga Shtëpia e Bardhë.

Kavanaugh - gjithnjë nëse konfirmohet - do të japë vota vendimtare për çështje si aborti, të drejtat e homoseksualëve, kontrolli i armëve, dënimi me vdekje dhe të drejtat e votimit.

Kavanaugh do të jetë anëtari i nëntë i Gjykatës Supreme, e cila aktualisht ka shumicë konservatore.