Franca vendos ligje të reja për myslimanët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79258-franca_vendos_ligje_të_reja_për_myslimanët
Presidenti i Francës ka njoftuar për vendosjen e ligjeve të reja për myslimanët e këtij vendi duke filluar nga vjeshta e vitit 2018.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 10, 2018 10:22 Europe/Tirane
  • Franca vendos ligje të reja për myslimanët

Presidenti i Francës ka njoftuar për vendosjen e ligjeve të reja për myslimanët e këtij vendi duke filluar nga vjeshta e vitit 2018.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Emmanuel Macron, presidenti i Francës, të hënën në fjalën e tij para deputetëve të Parlamentit të Francës, deklaroi: "Islami është feja e dytë më e madhe në Francë dhe ligjet e reja do ta garantojnë këtë çështje". Sipas presidentit të Francës, qeveria franceze nuk ka kurrfarë problemi me Islamin. Deklaratat e Emmanuel Macron bëhen në rrethana kur qeveria e Francës gjatë viteve të fundit ka vendosur shumë ligje për të kufizuar veprimtarinë dhe ritualet fetare të myslimanëve si faljen e namazit në vendet publike dhe kufizime të tjera për mbajtjen e hixhabit nga femrat myslimane.