NATO po mundohet të pengojë përsëritjen e samitit katastrofik të G7
(last modified Tue, 10 Jul 2018 13:51:12 GMT )
Korrik 10, 2018 15:51 Europe/Tirane
  • NATO po mundohet të pengojë përsëritjen e samitit katastrofik të G7

Drejtuesit e NATO-s u mblodhën këtë javë në një takim që synonte dhënien e përgjigjeve më të forta ndaj kërcënimeve globale. Por kriza më e madhe mund të ketë të bëjë me pikëpamjet e ndryshme midis Trumpit dhe Gjermanisë.

Presidenti amerikan tha javën e kaluar në fjalimin e mbajtur në Montana se do të shkojë në takim, "për t' i thënë NATO-s: ‘Ju duhet të filloni të paguani faturat tuaja. Shtetet e Bashkuara nuk do të kujdesen për çdo gjë!'"  Masa e njerëzve shpërtheu në duartrokitje kur Trump iu kthye temës së preferuar: shpenzimeve të ulta të Gjermanisë për çështjet e mbrojtjes dhe kryesueses së saj, kancelares Angela Merkel. Trump tha se "i  ka thënë Angelës” se "ai nuk mund garatojë mbrojtjen e mëtejshme dhe….nuk e di sa e mbrojmë ne veten duke ju mbrojtur juve." Kjo godet një nga rregullat fundamentale të aleancës ushtarake, të shprehur në artikullin V të saj, për mbrojtjen e ndërsjelltë të njeri tjetrit dhe rrezikon shpresat e NATO-s për të organizuar një samit të dirigjuar mirë më 11 dhe 12 korrik, ditën e inagurimit të selisë së re. Ajo që mund të quhet "sukses" sot është të mos ketë dështim diplomatik si ai që ndodhi në takimin e G7 në fillim të qershorit, ku Trump refuzoi të firmoste deklaratën përfundimtare, e quajti kryeministrin kanadez Justin Trudeau "të pasinqertë" dhe u kap në një fotografi që u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, fotografi në të cilën dukej duke këmbyer vështrime të ashpra me kancelaren gjermane.

Tags