Tusk kritikon Trump: Respekto aleatët e tu, nuk keni shumë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79264-tusk_kritikon_trump_respekto_aleatët_e_tu_nuk_keni_shumë
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk i ka bërë thirrje Donald Trump që të kujtojë se kush janë aleatët e tij, ndërsa presidenti amerikan përgatitet të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 10, 2018 11:23 Europe/Tirane
  • Tusk kritikon Trump: Respekto aleatët e tu, nuk keni shumë

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk i ka bërë thirrje Donald Trump që të kujtojë se kush janë aleatët e tij, ndërsa presidenti amerikan përgatitet të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin.

Tusk foli ndërsa nënshkroi një deklaratë të përbashkët BE-NATO me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Jens Stoltenberg. Ai iu drejtua në një mesazh Trump duke thënë: "Gjithmonë është me vlerë të dish se kush është partneri juaj strategjik dhe kush është problemi juaj strategjik." Me Trump që ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme aleatët e tij në Nato, se kanë dështuar për të shpenzuar mjaftueshëm për buxhetet e tyre të mbrojtjes, Tusk kujton se evropianët shpenzojnë më shumë se Rusia dhe po aq sa Kina. Tusk u bëri thirrje evropianëve të rrisin shpenzimet siç kanë premtuar, ndërsa shtoi: "E dashur Amerikë, vlerësoji aleatët tuaj sepse nuk keni shumë." Trump do takohet me Putin më 16 korrik.