Kërkesa e Iranit për të rimarrë 300 milionë euro nga Gjermania
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79293-kërkesa_e_iranit_për_të_rimarrë_300_milionë_euro_nga_gjermania
Një gazetë gjermane sot citoi një burim të informuar në qeverinë gjermane se Berlini po shqyrton një kërkesë nga Irani për të kthyer 300 milionë euro para të gatshme në Teheran
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 11, 2018 07:49 Europe/Tirane
  • Kërkesa e Iranit për të rimarrë 300 milionë euro nga Gjermania

Një gazetë gjermane sot citoi një burim të informuar në qeverinë gjermane se Berlini po shqyrton një kërkesë nga Irani për të kthyer 300 milionë euro para të gatshme në Teheran

. "Qeveria gjermane po shqyrton një kërkesë nga Irani për të rimarrë 300 milionë euro para nga ky vend në Teheran", njoftoi gazeta gjermane Bildt. Raporti thotë se Teherani është i shqetësuar se do të përballet me mungesa të parave të gatshme me vendosjen e sanksioneve amerikane. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Iranit dhe kanë urdhëruar vendet të ndalojnë blerjen e naftës nga Irani në nëntor dhe kompanitë e huaja duhet gjithashtu të ndalojnë bashkëpunimin me Iranin, përndryshe, emrat e tyre do të shtohen në listën e zezë amerikane. Irani i ka thënë agjencisë gjermane të inteligjencës financiare se vendi ka nevojë për para në llogari të saj për të siguruar valutë të huaj për shtetasit që udhëtojnë jashtë vendit, sepse iranianët nuk mund të përdorin karta krediti jashtë vendit.