Gazeta Die Welt: Qëndrimi i Putin ndaj Iranit nuk ndryshon
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79300-gazeta_die_welt_qëndrimi_i_putin_ndaj_iranit_nuk_ndryshon
Një gazetë gjermane në një artikull të saj në lidhje me vizitën e kryeministrit të regjimit sionist në Moskë ka shkruar se Netanjahu nuk ka shpresë që pas bisedimeve me Putin, mund ta ndryshojë qëndrimin e tij ndaj Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 11, 2018 08:41 Europe/Tirane
  • Gazeta Die Welt: Qëndrimi i Putin ndaj Iranit nuk ndryshon

Një gazetë gjermane në një artikull të saj në lidhje me vizitën e kryeministrit të regjimit sionist në Moskë ka shkruar se Netanjahu nuk ka shpresë që pas bisedimeve me Putin, mund ta ndryshojë qëndrimin e tij ndaj Iranit.

Gazeta gjermane "Die Welt"  në numrin e saj të sotshëm në një artikull të saj ka trajtuar vizitën e Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, në Siri dhe takimin e tij me Vladimi Putin, presidentin e Rusisë, dhe ka shkruar se Siria dhe Irani janë tema të rëndësishme të bisedimeve të Netanjahut në Moskë. Die Welt në vazhdim shkruan: "Netanjahu me padyshim se në takimin me Putin do të bisedojë rreth situatës në Siri dhe rolit të Rusisë dhe Iranit në lidhje me Sirinë. Ai gjithnjë pretendon se Iran po ndërhyjnë në çështjet e Sirisë. Netanjahu njëkohësisht me mungesën e shpresës, do të provojë shansin e tij për t'i ndryshuar mendjen presidentit të Rusisë, çështje kjo që me padyshim nuk do të realizohet. Autoritetet izraelite gjithnjë bëjnë përpjekje që Irani të heqë dorë nga mbështetja e Damaskut, prandaj për këtë qëllim nuk kursejnë asgjë në këtë drejtim".