Irlanda miraton ligjin për sanksionimin e mallrave izraelite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79329-irlanda_miraton_ligjin_për_sanksionimin_e_mallrave_izraelite
Ligjvënësit në Irlandë kanë miratuar një ligj që bojkoton mallrat që prodhohen nga kolonët sionistë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 12, 2018 04:34 Europe/Tirane
  • Irlanda miraton ligjin për sanksionimin e mallrave izraelite

Ligjvënësit në Irlandë kanë miratuar një ligj që bojkoton mallrat që prodhohen nga kolonët sionistë.

Me gjithë presionet e regjimit sionist dhe qeverisë qendrore, parlamenti i Irlandës ka votuar pro ligjit që lejon bojkotimin dhe sanksionimin e mallrave që prodhohen nga kolonët sionistë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Plani është miratuar me 25 vota kundrejt 20 votave kundër nga parlamenti i Irlandës. Plani është propozuar nga një deputet i pavarur. Në bazë të planit shitja e mallrave të kolonive sioniste në Irlandë është shpallur e ndaluar dhe në rast të shkeljes çdokush dënohet me nga 5 vjet burg dhe pagimin e gjobave të mëdha deri në 250 mijë euro. Ministria e jashtme e regjimit sionist duke reaguar ndaj miratimit të këtij ligji ka thirrur ambasadorin e Irlandës në Tel Aviv.