Gjermanët kërkojnë largimin e forcave amerikane nga Gjermania
(last modified Fri, 13 Jul 2018 07:30:40 GMT )
Korrik 13, 2018 09:30 Europe/Tirane
  • Gjermanët kërkojnë largimin e forcave amerikane nga Gjermania

Rezultatet e një sondazhi të zhvilluar në Gjermani tregojnë se gjermanët pas toneve të presidentit Donald Trump drejtuar Gjermanisë, kërkojnë largimin e disa dhjetëra mijëra trupave amerikane nga Gjermania.

Rezultatet e këtij sondazhi publikohen vetëm një ditë pas takimit të krerëve të NATO-s. sipas këtij sondazhi 42% e të anketuarve kanë kërkuar largimin dhe dëbimin e dhjetëra mijëra ushtarëve amerikanë nga Gjermania.  Donald Trump në ditën e parë të takimit të krerëve të NATO-s ka thënë se Gjermania ka rënë rob i Rusisë dhe në këtë mënyrë ai është shprehur i pakënaqur nga varësia e Gjermanisë tek gazi i Rusisë dhe pranimi i hapjes së linjës së gazit rus North Stream. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar menjëherë Angela Merkel e cila ka thënë se ka parë me sytë e saj kur ish Bashkimi Sovjetik mbizotëronte mbi Gjermaninë lindore dhe tani ajo është e kënaqur që Gjermania vendimet e saj i merr në mënyrë të pavarur. Pas luftës së Dytë Botërore në Gjermani janë vendosur rreth 25 forca amerikane.

 

 

Tags