Përsëriten pretendimet imagjinare të Arabisë Saudite
Adel Xhubair, ministër i jashtëm i Arabisë Saudite në kuadër të politikave tensionuese të Riadit, ka akuzuar Iranin si një vend që kërcënon sigurinë e rajonit.
I ndodhur në Bruksel, ministri i jashtëm i Arabisë Saudite në kuadër të takimit të NATO-s edhe një herë ka vlerësuar politikat e Donald Trump presidentit të Amerikës sidomos vendimin e tij për daljen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore dhe ka pretenduar se nëse Irani nuk ndryshon politikat e tij në rajon ai do të izolohet. Ai ka përsëritur pretendimet boshe dhe të pabaza të tij dhe ka thënë: Irani duhet ta dijë se bota nuk e lejon këtë vend që të posedojë armët bërthamore. Arabia Saudite, së bashku me Shtetet e Bashkuara, ka kohë që po lufton me pretendime të rreme për të zbatuar projektin e Iranofobisë. Arsyet e kësaj sjelljeje të Arabisë Saudite dhe shkaqet e politikave tensionuese të Riadit janë të shumta,. Muhamed Saleh Sadikian, ekspert i çështjeve të Azisë perëndimore, thotë se një nga arsyet kryesore të përsëritjes së qëndrimeve anti-iraniane të autoriteteve saudite është përpjekja për të mbuluar dështimet e Arabisë Saudite në rajon. Fjalimi i ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite mund të thuhet se është largim përpara, ka thënë në fjalën e tij eksperti Sadikian. Vende si Arabia Saudite, në politikat e tyre në rajon sidomos në Jemen, Siri dhe në Irak konsiderohet ndër vendet e dështuara dhe për këtë ajo ka ndërmarrë politikën e rikuperimit të dëmeve të shkaktuara gjatë dy viteve të kaluara. Mirëpo politikat që po ndjek Arabia Saudite dhe qëndrimet e saj nuk sjell gjë tjetër veçse akoma më shumë dëme dhe jo favore. Qëndrimet që aktualisht po mban Arabia Saudite janë qëndrime që kryesisht i janë diktuar Riadit. Mirëpo sa më shumë që Riadi vazhdon në këtë rrugë, aq më shumë ai do të skandalizohet. Noam Çamski shkrimtar dhe teoricien i njohur në Amerikë në një intervistë për kanali Demokracia Sot, Arabinë Saudite e ka quajtur qendrën e radikalizmit në botë dhe thotë: Është realitet fakti se zjarri i radikalizmit dhe i pushtimit të Al Saud dhe takfiristëve, sot ka përpirë vetë ata dhe deri në atë kohë Riadi të jetë në shërbim të qëllimeve të Amerikës, Britanisë dhe Izraelit në rajon, qetësia në rajon nuk do të kthehet. Ideja se Arabia Saudite është superiore në rajon, është një mendim krejtësisht i gabuar pasi krerët e Arabisë Saudite kanë arritur të kuptojnë dobësinë e vendit të tyre dhe rreziqet strategjike me të cilat ai përballet. Në anën tjetër Republika Islamike e Iranit në çështjet e ndërlikuara të rajonit ka rol aktiv, konstruktiv dhe me shumë ndikim dhe ajo hedh hapa në rrugën e dialogut dhe mirëkuptimit. Për këtë arsye të tilla deklarata të funksionarëve të Arabisë Saudite janë një përpjekje e dështuar për të mbuluar dështimet dhe për të vazhduar po ato politika të dështuara të tyre. Autoritetet e Arabisë Saudite duke mbajtur qëndrime jo të logjikshme, ashtu siç kanë theksuar vetë po mundohen të zënë pozitën superiore në rajon duke përsëritur pretendime të pabaza kundër Iranit. Mirëpo aktualisht Arabia Saudite është futur në një rrugë pa krye që të çon drejt izolimit.