Evropa nuk mund të mbështetet plotësisht te SHBA-të
Gjermania thekson se vendet evropiane nuk mund të mbështeten plotësisht në Shtetet e Bashkuara duke bërë thirrje për një front të bashkuar kundër Uashingtonit, pasi Presidenti i SHBA Donald Trump e quajti bllokun 28-anëtarësh një "armik" lidhur me tregtinë.
"Nuk mundemi më të mbështetemi plotësisht në Shtëpinë e Bardhë", tha të hënën ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas për gazetën gjermane Funke. "Për të ruajtur partneritetin tonë me SHBA-në, ne duhet ta rregullojmë atë. Pasoja e parë e qartë mund të jetë që ne kemi nevojë të përafrohemi edhe më shumë me njëri-tjetrin në Evropë, "shtoi ai. Duke riafirmuar deklaratat e kancelares Merkel, Maas tha se "për të rikalibruar partneritetin tonë me SHBA, ne kemi nevojë për një Evropë të bashkuar, të sigurt dhe sovrane!" Ministri vuri në dukje se "vetëm indinjata nuk do të ndihmojë" dhe "e vetmja gjë që ndihmon është gjuha e qartë dhe një qëndrim i qartë i bashkuar".