Wall Street Journal: Evropianët krijojnë kanale financiare me Iranin
Gazeta amerikane "Wall Street Journal" në një raport të saj ka shkruar evropianët po bëjnë përpjekje për të krijuar kanali financiare me Iranin për të mbajtur gjallë dhe bashkëpunimin me Iranin në fusha të ndryshme pas fillimit të sanksioneve të Amerikës.
Sipas gazetës "Wall Street Journal", disa funksionarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se BE synon krijojë llogari ose të aktivizojë llogaritë e vjetra të Bankës Qendrore të Iranit në bankat qendrore anëtare të BE dhe në këtë mënyrë të ruajë marrëveshjen bërthamore. Ky plan është paraqitur për diskutim në takimin e fundit të ministrave të punëve të jashtme të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë dhe shefes së diplomacisë evropiane me autoritetet iraniane në Vjenë. Kjo lëvizje përbën veprimin e parë konkret të Bashkimit Evropian për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.
"Wall Street Journal" në raportin e saj shkruan se edhe vendet e tjera evropiane si Austria dhe Suedia kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për krijimin e llogarive të Bankës Qendrore të Iranit në bankat qendrore të këtyre vendeve. Autoritetet evropiane në të cilat është bazuar gazeta "Wall Street Journal", kanë theksuar se bisedimet në lidhje me këtë çështje janë duke u zhvilluar edhe me bankat qendrore të vendeve të tjera anëtare të BE, mirëpo këto banka akoma nuk kanë deklaruar pëlqimin e tyre. Autoritetet evropiane gjithashtu i kanë thënë kësaj gazete se kusht paraprak për zbatimin e këtij plani është zbatimi i standardeve FATF nga ana e Iranit.