BE: Përpjekjet e Trump për të ndarë Evropën janë të kota
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79521-be_përpjekjet_e_trump_për_të_ndarë_evropën_janë_të_kota
Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ndarë BE-në në tregti "janë të kota".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 18, 2018 13:23 Europe/Tirane
  • BE: Përpjekjet e Trump për të ndarë Evropën janë të kota

Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ndarë BE-në në tregti "janë të kota".

Juncker e dha këtë mesazh për presidentin amerikan, Donald Trump, në prag të udhëtimit të tij në Uashington, javën e ardhshme. Në një konferencë për gazetarë në Bruksel, Juncker tha se do të përpiqet ta bindë Trumpin që t'i heqë tarifat mbi importet nga Evropa. "Bashkimi Evropian dhe tregu i tij i vetëm janë të pandashëm", tha Juncker, i pyetur për ofertën e presidentit amerikan për marrëveshje dypalëshe. "Të gjitha përpjekjet për të ndarë evropianët janë të kota", tha Juncker. Trump ka vënë taksë 25% mbi importet e çelikut dhe 10% në alumin, në muajin mars, por ka bërë përjashtime të përkohshme për BE-në dhe disa partnerë të tjerë tregtarë, derisa bisedimet kanë vazhduar. Këto përjashtime janë hequr në fillim të qershorit, duke nxitur tarifa hakmarrëse nga BE-ja. Trump ka thënë se po shqyrton vendosjen e tarifave edhe mbi makinat evropiane.