Britania e Madhe përdorë fëmijët spiun në operacione sekrete
Një komision i Parlamentit të Britanisë së Madhe ka zbuluar se policia dhe autoritetet e inteligjencës së këtij vendi po keqshfrytëzojnë fëmijët si agjentë të spiunazhit në operacionet sekrete.
Gazeta britaneze “The Guardian” në një raport të saj ka njoftuar se Organizata e Inteligjencës dhe Policia e Britanisë së Madhe gjatë operacioneve të ndryshme sekrete në luftën kundër terrorizmit dhe bandave kriminele dhe kontrabandës së drogës, po keqshfrytëzon fëmijët nën moshën 16 vjeçare.
The Guardian ka shtuar se komisioni për inspektim ligjor sekondar në Parlamentin e Britanisë së Madhe ka deklaruar se disa prej fëmijëve të përdoruar si agjentë të spiunazhit kanë qenë më të vegjël se 16 vjeç.
Lord Thorfaren, kryetari i këtij komisioni, ka paralajmëruar qeverinë e këtij vendi në lidhje me pasajoat psikologjike dhe fizike të shfrytëzimit të fëmijëve si spiun.
Publikimi i këtij lajmi është shoqëruar me reagime të ashpra nga personalitetet politike në Britaninë e Madhe.