Trump paralajmëron Kinën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79571-trump_paralajmëron_kinën
Lufta tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës sapo ka filluar dhe sipas presidentit Donald Trump pritet të bëhet edhe më e ashpër në ditët në vijim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 20, 2018 14:38 Europe/Tirane
  • Trump paralajmëron Kinën

Lufta tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës sapo ka filluar dhe sipas presidentit Donald Trump pritet të bëhet edhe më e ashpër në ditët në vijim.

Në një intervistë të dhënë të premten për CNBC, presidenti amerikan theksoi se deficiti tregtar mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës është ende shumë i madh dhe se për këtë arsye po konsideron një tjetër rritje të tarifave. “Ne kemi një deficit tregtar të tmerrshëm me vendet e Azisë dhe veçanërisht Kinën. Kemi vendosur 34 miliardë dollarë tarifa shtesë, por jam gati të firmos edhe për 500 miliardë dollarë tarifa shtesë, për të balancuar këtë raport tregtar”, deklaroi Trump. Tarifat e reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj importeve të aluminit dhe çelikut, hynë në fuqi më 6 korrik, ndërsa në të njëjtën kohë u kundërpërgjigj edhe Kina, duke rritur në të njëjtën vlerë tarifat e mallrave të importuara nga SHBA-ja.