Trump i ndau, fëmija nuk i njeh më prindërit!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79600-trump_i_ndau_fëmija_nuk_i_njeh_më_prindërit!
Foshnja 15 muajshe nga Hondurasi simbolizon politikat mizore të presidentit amerikan për t’i ndarë familjet emigruese.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 21, 2018 14:46 Europe/Tirane
  • Trump i ndau, fëmija nuk i njeh më prindërit!

Foshnja 15 muajshe nga Hondurasi simbolizon politikat mizore të presidentit amerikan për t’i ndarë familjet emigruese.

Djali 15 muajsh nuk i njohu prindërit e tij kur u takua me ta pesë muajsh pasi politikat amerikane ndanë familjet e emigrantëve, shkruan e përditshmja britanike The Guardian,. Nëna e foshnjës, Adalacia, ka shpjeguar me lot në sy se si djali i saj nuk po e njihte më kur ata u ribashkuan të premten në Honduras. Ajo ka thënë se foshnja e saj dhe ata kanë vuajtur shumë pasi djalin e kanë mbajtur në Arizona, kur e kishin ndarë nga babai i tij të cilin e kanë deportuar në kufirin e Teksasit. “Unë e thërrisja Johan, Johan, dhe ai filloi të qante”, ka rrëfyer Adalacia. Por, Johan shumë shpejt u adaptua me prindërit e tij dhe filloi të qeshte në qendrën kur po përgatisnin dokumentet e fundit për t’u bashkuan në shtëpi.