Përdoruesit e Twitter kërkojnë heqjen e llogarisë së Trump
Një numër i madh i përdoruesve të njohur të rrjetit social Twitter duke përfshirë edhe gazetarët e kanalit televiziv NBC të Amerikës ditën hënë kanë kërkuar nga ky rrjet social që ta pezullojë llogarinë e Donald Trump, presidentit të Amerikës, për shkak të kërcënimit që ka bërë ai ndaj Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se përdoruesit e njohur të rrjetit social Twitter kanë dërguar mesazhe për drejtuesit e Twitter dhe kanë deklaruar se Donald Trump me kërcënimin që ka bërë ndaj Iranit, ka shkelur ligjet e këtij rrejti social. Ata kanë thënë se Trump duke kërcënuar Iranin nëpërmjet një mesazhi të publikuar të hënën në mëngjes, ka shkelur ligjin e Twitter-it për të mos përdorur këtë rrjet social për të kërcënuar të tjerët. Bill Neely, gazetari i njohur i kanalit televiziv NBC, në një mesazh të publikuar në Twitter ka shkruar: "Nuk ekziston kurrfarë dyshimi se Trump me këtë mesazh, ka shkelur ligjet e Twitter": Stephanie Ruhle, realizuese e njohur e kanalit televiziv NBC, gjithashtu në një mesazh të publikuar në Twitter, ka thënë: "Trump me kërcënimin ndaj Iranit, ka shkelur ligjin e Twitter".