Kongresi bllokon shitjen e avionëve F-35 Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79697-kongresi_bllokon_shitjen_e_avionëve_f_35_turqisë
Kongresi i SHBA ka për qëllim të bllokojë shitjet e avionëve F-35 në Turqi dhe të kufizojë mbështetjen e Uashingtonit për agresionin saudit në Jemen në versionin përfundimtar të projekt-ligjit fiskal për vitin 2019.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2018 17:10 Europe/Tirane
  • Kongresi bllokon shitjen e avionëve F-35 Turqisë

Kongresi i SHBA ka për qëllim të bllokojë shitjet e avionëve F-35 në Turqi dhe të kufizojë mbështetjen e Uashingtonit për agresionin saudit në Jemen në versionin përfundimtar të projekt-ligjit fiskal për vitin 2019.

Sipas ndihmësve të lartë të Komitetit të Forcave të Armatosura të Kongresit amerikan, Pentagoni duhet së pari të paraqesë një raport tek ligjvënësit për "marrëdhënien e përgjithshme strategjike me Turqinë", të gjitha shitjet e armëve të huaja në Ankara dhe mbi vendimin e saj për të blerë sistemet raketore S-400 të prodhuara nga Rusia, njoftoi revista amerikane Hill, të hënën. Ky veprim është bërë përkundër kërkesës së Sekretarit të Mbrojtjes James Mattis. Shefi i Pentagonit u kishte kërkuar ligjvënësve të mos bllokonin shitjen e avionëve të prodhuar nga Lockhead Martin, duke argumentuar se kjo mund të fillonte një "ndërprerje të zinxhirit të furnizimit" dhe do të rriste çmimin e avionëve F-35. Versioni përfundimtar i projekt-ligjit të mbrojtjes gjithashtu tregon se SHBA po kufizon furnizimin me karburant të avionëve të Arabisë Saudite dhe Emirateve që bombardojnë Jemenin.