Haga publikon datën e shqyrtimit të ankesës së Iranit kundër Amerikës
(last modified Wed, 25 Jul 2018 07:05:53 GMT )
Korrik 25, 2018 09:05 Europe/Tirane
  • Haga publikon datën e shqyrtimit të ankesës së Iranit kundër Amerikës

Kreu i qendrës juridike ndërkombëtare në presidencën iraniane ka thënë se gjykata ndërkombëtare e Hagës ka caktuar datën 27 gusht të vitit 2018 për të shqyrtuar ankesën e Iranit kundër Amerikës

Kjo gjykatë në një letër drejtuar Mike Pompeo sekretarit amerikan të shtetit, pasi i ka bërë të ditur atij afatin e shqyrtimit të ankesës së Iranit kundër Amerikës, ka paralajmëruar qeverinë e Uashingtonit që të heqë dorë nga rivendosja e sanksioneve të njëanshme kundër Iranit. Mohsen Mohebi kreu i qendrës juridike ndërkombëtare në presidencën iraniane ka deklaruar se Irani ka kërkuar që ankesa e drejtuar në Hagë kundër Amerikës të shqyrtohet nga kjo gjykatë në formë të përshpejtuar për shkak të afatit të shkurtër dhe ndikimit me pasoja që mund të ketë vendosja e sanksioneve. Irani i ka kërkuar gjykatës që ta shpallë të ndaluar kthimin e sanksioneve dhe t’i kërkoj qeverisë amerikane të ndërpresë procesin e rikthimit të sanksioneve. Behram Kasemi zëdhënës i Republikës Islamike të Iranit ditë e hënë ka thënë se padia e ngritur nga Irani kundër Amerikës është për shkak të shkeljes së normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe për shkak të akordit për marrëdhënie ekonomike dhe juridiksionin konsullor të vitit 1995. Në këtë padi thuhet se vendimi i 8 Majit i presidentit amerikan për rivendosjen e sanksioneve bërthamore kundër Iranit është shkelje e zotimeve ndërkombëtare të Uashingtonit sidomos të neneve 4, 7, 8 ,9  dhe 10 të akordit të vitit 1955. Amerika përveçse duhet të ndërpresë veprimet e saj të jashtëligjshme ajo duhet të paguajë edhe dëmet e shkaktuara. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh të tij në Twitter ka deklaruar se Irani ka ngritur padi kundër Amerikës në gjykatën e Hagës për shkak të rivendosjes së sanksioneve në formë të njëanshme.