Trump është një "sulltan autoritar"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79709-trump_është_një_sulltan_autoritar
Një prej komisarëve të Bashkimit Evropian ka kritikuar taktikën e Amerikës në lidhje me vendosjen e tarifave doganore për Evropën dhe e ka quajtur Trumpin "sulltan autoritar".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 25, 2018 07:57 Europe/Tirane
  • Trump është një

Një prej komisarëve të Bashkimit Evropian ka kritikuar taktikën e Amerikës në lidhje me vendosjen e tarifave doganore për Evropën dhe e ka quajtur Trumpin "sulltan autoritar".

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Gunter Otinger, komisari i buxhetit të BE, në një intervistë me revistën "Stern", ka thënë: "Mosmarrëveshjet ekzistuese mes BE dhe SHBA, kanë hyrë në një fazë të re. Ai në vazhdim vuri në dukje takimin e kryetarit të Komisionit të Evropës dhe presidentit të Amerikës në Uashington, deklaroi: "Junker ka synuar të ofrojë propozimet e BE për Amerikën për reduktuar mosmarrëveshjet". Ky komisar i BE e ka quajtur Donald Trump "sulltan autoritar" dhe ka thënë: "Donald Trump me vështrimin e tij të njëanshëm synon ta mposhtë Bashkimin Evropian. Ai jo vetëm që nuk ka bërë kurrfarë hapa për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, por ai kohë pas kohe shton më shumë mosmarrëveshjet".