Presidenti kinez: Vendet që zhvillojnë luftëra tregtare vetëm dëmtojnë vetveten
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79724-presidenti_kinez_vendet_që_zhvillojnë_luftëra_tregtare_vetëm_dëmtojnë_vetveten
Ata që ndjekin luftëra tregtare që përfshijnë politika të dëmshme të unilateralizmit dhe proteksionizmit me qëllim të arritjes së "hegjemonisë ekonomike" do të përfundojnë vetëm duke dëmtuar veten, tha të mërkurën presidenti kinez Xi Jinping në një sesion në Forumin e Biznesit të BRICS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 25, 2018 15:27 Europe/Tirane
  • Presidenti kinez: Vendet që zhvillojnë luftëra tregtare vetëm dëmtojnë vetveten

Ata që ndjekin luftëra tregtare që përfshijnë politika të dëmshme të unilateralizmit dhe proteksionizmit me qëllim të arritjes së "hegjemonisë ekonomike" do të përfundojnë vetëm duke dëmtuar veten, tha të mërkurën presidenti kinez Xi Jinping në një sesion në Forumin e Biznesit të BRICS.

"Një luftë tregtare duhet të refuzohet, sepse nuk do të ketë fitues, hegjemonia ekonomike është edhe më e pakëndshme, sepse ajo do të dëmtojë interesat kolektive të bashkësisë ndërkombëtare. Njëanshmëria dhe proteksionizmi po i japin një goditje të rëndë multilateralizmit dhe regjimit tregtar shumëpalësh, "tha Presidenti i Kinës. Më parë gjatë ditës, në Johanesburg të Afrikës së Jugut nisi Samiti i 10-të vjetor i vendeve të BRICS, ku përfshihen përkatësisht Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Eventi do të vazhdojë deri të premten. Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi në mars tarifat e reja për importin e çelikut dhe aluminit, duke shkaktuar një valë mosmarrëveshjesh me një numër partnerësh të rëndësishëm tregtarë. Të gjitha palët e përfshira kanë qenë duke shkëmbyer kërcënime për vendosjen e tarifave reciproke të importit. Anëtarët e BRICS, Kina, India dhe Rusia, si dhe shtetet e tjera kanë nisur gjithashtu një iniciativë brenda Organizatës Botërore të Tregtisë kundër masave të SHBA-së. Trump do të takojë të mërkurën në Uashington shefin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker për bisedime mbi tregtinë. Ai ka kërcënuar të rrisë tarifat e importit të SHBA për çelikun dhe aluminin e BE-së si dhe për automobilat dhe pjesë auto të importuara nga Evropa. Para vizitës në Uashington, Juncker i tha medias gjermane se e njihte Trumpin "mjaft mirë" dhe pranoi se ai nuk ishte "shumë optimist" rreth negociatave. "Ne jemi këtu për të shpjeguar veten dhe për të eksploruar mënyrat për të shmangur një luftë tregtare", tha shefi i BE. Shefi i BE-së u zotua për hakmarrje të menjëhershme nëse SHBA vendos tarifa për makinat evropiane.