Evropa refuzon propozimin e Londrës për tregtinë
Negociatori i lartë i BE për çështjen Brexit ditën e enjte njoftoi se unioni nuk do të lejojë Britaninë e Madhe të shfrytëzojë rregullat e tregtisë së BE pas zbatimit të Brexit.
Michel Barnier, në një konferencë të përbashkët shtypi me Dominic Raab ministër për çështjet e Brexit në kabinetin e kryeministres Theresa May, ka thënë se BE nuk pranon një plan sipas të cili një vend jo anëtar të zbatojë normat e tregtisë evropiane dhe të marrë taksa nga BE. Barnier, në këtë konferencë i është referuar planit të kryeministres Theresa May që sipas këtij plani edhe pas periudhës Brexit, Anglia do të zbatojë të gjitha normat dhe ligjet tregtare të BE dhe do të vazhdojë anëtarësimin në organet e rëndësishme evropiane. Britania është shprehur e gatshme për mbledhjen e taksave dhe shpenzimet doganore të BE në këtë vend. Më 23 qershor të vitit 2016 populli anglez ka votuar në një referendum pro largimit nga BE. Britania e Madhe më 29 mars të vitit 2019 zyrtarisht do të largohet nga BE. Palët po përpiqen që deri në muajin tetor të arrijnë një akord për Brexit.