Ekuadori kërkon përcaktimin e statusit të Assange
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79762-ekuadori_kërkon_përcaktimin_e_statusit_të_assange
Ministria e jashtme e Ekuadorit ka kërkuar qartësimin e statusit të Assange dhe ka thënë se themeluesi i sajtit Wikileaks nuk mund të qëndrojë deri në fund të jetës në ambasadën e Ekuadorit në Londër.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 27, 2018 03:10 Europe/Tirane
  • Ekuadori kërkon përcaktimin e statusit të Assange

Ministria e jashtme e Ekuadorit ka kërkuar qartësimin e statusit të Assange dhe ka thënë se themeluesi i sajtit Wikileaks nuk mund të qëndrojë deri në fund të jetës në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Jose Valencia, ministër i jashtëm i Ekuadorit ditën e enjte njoftoi se azili i dhënë për Julian Assange, themelues i sajtit Wikileaks, duhet të pasohet nga një rrugëzgjidhje pasi ai nuk mund të qëndrojë gjithë jetën si azilant. Valencia tha se qeveria e Ekuadorit, ajo e Britanisë dhe avokatët e Assange duhet të përcaktojnë statusin e tij sipas normave dhe ligjeve ndërkombëtare. Ministri i jashtëm i Ekuadorit ka thënë se vendi i tij i ka dhënë statusin e azilit z. Assange sipas akordit për ruajtjen dhe mbrojtjen e tij. Julian Assange, themeluesi i sajtit Wikileaks për t’i shpëtuar ndëshkimit nga agjencitë e shërbimeve sekrete të perëndimit, prej vitit 2012 është strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër.