Protesta kundër reformave në gjyqësorin e Polonisë
Me mijëra qytetarë janë mbledhur në një tubim protestues në kryeqytetin e Polonisë dhe kanë protestuar kundër reformave në sistemin gjyqësor të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se me mijëra qytetarë opozitarë të qeverisë së Polonisë të enjten edhe një herë kanë dalë në rrugë dhe kanë protestuar kundër reformave polemike në sistemin gjyqësore të këtij vendi. Opozitarët dhe protestuesit janë mbledhur para pallatit presidencial në Varshavë dhe kanë hedhur slogane “Gjykata të lira” dhe “Ne mbështesim demokracinë”. Këto protesta janë zhvilluar vetëm disa orë pasi Andrzej Duda, presidenti konservator i Polonisë, në mënyrë zyrtare nuk pranoi të nënshkruajë amendamentin polemik të Parlamentit të këtij vendi për reforma gjyqësore. Parlamentarët e Polonisë të mërkurën në mbrëmje miratoi projektligjin e mbështetur nga partia në pushtet në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë në kuadër të zbatimit të reformave gjyqësore. Këto reforma i japin mundësi qeverisë që të mbikëqyrë gjykatat publike, këshillin kombëtar të gjykatësve dhe Gjykatën Kushtetuese. BE reformat gjyqësore të Polonisë i konsideron kërcënim për pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe sundimit të ligjit në këtë vend.