Kina paralajmëron Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79788-kina_paralajmëron_amerikën
Ministria e tregtisë e Kinës me anë të një deklarate ka paralajmëruar autoritetet amerikane se kina nuk ka ndërmend të bëjë lëshime dhe të japë favore në luftën tregtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 28, 2018 05:28 Europe/Tirane
  • Kina paralajmëron Amerikën

Ministria e tregtisë e Kinës me anë të një deklarate ka paralajmëruar autoritetet amerikane se kina nuk ka ndërmend të bëjë lëshime dhe të japë favore në luftën tregtare.

Ministria e tregtisë e Kinës ka reaguar ndaj kritikave të Donald Trump ndaj Pekinit dhe ka thënë se gjuha e trysnisë për të marrë favore nga Kina nuk ndikon tek Pekini. Vetëm pak orë pasi Shtetet e Bashkuara prezantuar tarifat e reja tregtare prej 25 për qind ndaj importeve kineze, me një shumë prej 34 miliardë dollarësh, Pekini është hakmarrë duke vendosur masa ndaj importeve amerikane. "Pasi Shtetet e Bashkuara prezantuan tarifat e reja, masat reciproke të Kinës gjithashtu hynë menjëherë në fuqi," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lu Kang. Ai nuk specifikonte sasinë ose llojet e mallrave të SHBA që do të tatohen nga Kina. Ministria e Tregtisë e Kinës më herët tha se vendi nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të luftojë pasi SHBA "filloi luftën më të madhe tregtare në historinë ekonomike". Pekini gjithashtu akuzoi Uashingtonin për shkeljen e rregullave tregtare të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). Tarifat amerikane prej 25 për qind zbatohen ndaj 818 importeve kineze me vlerë 34 miliardë dollarë. Ata janë faza e parë e taksave, për të cilën ka kërcënuar administrata e Trump, ndërsa totali pritet të shkojë në 450 miliardë dollarë ndaj mallrave kineze. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po “hapin zjarr” ndaj botës me tarifat e reja tregtare, ndërsa Kina do të përgjigjet sapo ato të hyjnë në fuqi duke dënuar kompanitë amerikane. Ky ishte reagimi i Kinës, i përçuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë, Gao Feng, ndërsa është fare pranë afati i aplikimit të tarifave amerikane. Uashingtoni ka vendosur tarifa 34 miliardë dollarësh mbi mallrat kineze.