Kryetari i Komisionit Evropian: Marrëveshja ekonomike Evropë-Amerikë në rrezik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79797-kryetari_i_komisionit_evropian_marrëveshja_ekonomike_evropë_amerikë_në_rrezik
Kryetari i Komisionit Evropian duke e quajtur të pasuksesshëm takimin e tij me presidentin e Amerikës, theksoi se marrëveshja ekonomike me Amerikën është në rrezik serioz.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 28, 2018 08:25 Europe/Tirane
  • Kryetari i Komisionit Evropian: Marrëveshja ekonomike Evropë-Amerikë në rrezik

Kryetari i Komisionit Evropian duke e quajtur të pasuksesshëm takimin e tij me presidentin e Amerikës, theksoi se marrëveshja ekonomike me Amerikën është në rrezik serioz.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Jean-Claude Juncker, kryetari i Komisionit Evropian, në një intervistë me kanalin televiziv ARD, në lidhje me vizitën e tij në Uashington dhe takimin me presidentin amerikan Donald Trump, deklaroi: "Unë shkova në Uashington për të arritur marrëveshje me Amerikën, mirëpo për fat të keq nuk u arrit kurrfarë marrëveshje. Presionet e qeverisë së Amerikës kanë vendosur një hije të rëndë mbi marrëveshjen me Evropën dhe po pengojnë realizimin e saj. Më mirë është të themi se marrëveshja dypalëshe në fushën e tarifave doganore është në rrezik serioz". Junker megjithatë shtoi se tregtarët evropianë nuk duhet të shqetësohen për rrethanat aktuale sepse në këtë situatë ndjenja për konkurrencë dhe prapambetje ekonomike për Evropën, nuk ka kuptim për arsye se ne nuk jemi fajtor për mosarritjen e marrëveshjes ekonomike me Amerikën.