OKB paralajmëron mbi situatën në Jemen
Një prej funksionarëve të lartë të OKB ka dënuar sulmin e avionëve luftarakë të Arabisë Saudite kundër një qendre mjekësore në portin Hudejda dhe ka thënë se vetëm një tjetër sulm ajror është i mjaftueshëm për të përhapur sëmundjen e Kolerës në të gjithë qytetin Hudejda.
Avionët luftarakë të regjimit Al Saud në vazhdën e krimeve të tyre kundër popullit të pambrojtur të Jemenit, gjatë orëve të kaluara kanë sulmuar disa herë rajone të ndryshme në provincat Sana, Al-Hudejda dhe Al-Bejda të Jemenit. Kanali televiziv Al-Masira raportoi se avionët luftarakë sauditë kanë bombarduar katër herë rajonin Al-Araxh dhe pesë herë rajonin Al-Darejhemi në provincën Al-Hudejda. Avionët luftarakë gjithashtu kanë bombarduar edhe një bazë ushtarake dhe një fakultet ushtarak në Sana të Jemenit. Gjithashtu rajonet Nati'e në provincën Al-Bejda janë bombarduar tre herë nga avionët luftarakë të Arabisë Saudite. Ky kanal televiziv gjithashtu ka publikuar edhe pamjet e dy ushtarëve sauditë të kapur rob nga forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit në bjeshkën Mash'al në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite të cilët ushtarakët sauditë i konsiderojnë përgjegjës për kapjen e tyre rob. Trupat e ushtrisë së Jemenit dhe aleatët e tyre kanë vrarë katër ushtarë sauditë dhe kapën dy të tjerë në një kundërsulm pranë kufirit mes dy vendeve, raportoi kanali televiziv al-Masirah. Ngjarjet erdhën gjatë sulmit të ushtrisë jemenase në bazën ushtarake Mash'al në rajonin Xhizan në jugperëndim të Arabisë Saudite, njoftoi të dielën al-Masirah duke publikuar një foto të dy ushtarëve të kapur. Ndërkohë, snajperët jemenas vranë tetë mercenarë sauditë në Xhizan, si dhe në provincën perëndimore të Jemenit, Ma'rib, raportoi al-Masirah. Ky burim shtoi se operacionet e forcave jemenase çuan në kapjen e një automjeti ushtarak të Emirateve, dhe në konfiskimin e një sasie të papërcaktuar të armëve dhe municioneve të forcave agresore.