Kontradikta në deklaratat e amerikanëve mbi negociatat me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79907-kontradikta_në_deklaratat_e_amerikanëve_mbi_negociatat_me_iranin
Ish funksionarë të qeverisë së mëparshme në Amerikë, propozimin e presidentit amerikan për bisedime me Iranin e kanë quajtur kontradiktë të hapur në deklaratat e presidentit dhe qeverisë së tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 01, 2018 09:15 Europe/Tirane
  • Kontradikta në deklaratat e amerikanëve mbi negociatat me Iranin

Ish funksionarë të qeverisë së mëparshme në Amerikë, propozimin e presidentit amerikan për bisedime me Iranin e kanë quajtur kontradiktë të hapur në deklaratat e presidentit dhe qeverisë së tij.

Richard Nephew, pjesëtar i ekipit negociator bërthamor në bisedimet me Iranin ditën e mërkurë në një intervistë për agjencinë IRNA të lajmeve ka shprehur dyshime mbi propozimin e Donald Trump për bisedime pa parakusht me autoritetet iraniane dhe ka thënë se deklarata e Trump bie ndesh me deklaratën e Pompeo i cili ka vendosur kushte nga ana e tij. Wendy Sherman ish zv/sekretare e shtetit në Amerikë me anë të një mesazhi në Twitter ka përmendur deklaratën e Trump për bisedime pa parakushte me Iranin dhe ka thënë se sigurisht Irani mund të ketë kushte një prej të cilave është kthimi i Amerikës në marrëveshjen bërthamore. Ditën e martë presidenti amerikan pretendoi se është i gatshëm për të biseduar me autoritetet iraniane. Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj deklaratës së presidentit amerikan ka thënë se kjo deklaratë bëhet  në kohën kur qeveria amerikane ka shkelur shumë nga konventat, normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe ka dalë nga marrëveshje bërthamore ndërkohë që ka premtuar për imponimin e sanksioneve të padrejta kundër popullit iranian.