Trump kërcënon me mbylljen e qeverisë
Gusht 01, 2018 11:32 Europe/Tirane
Presidenti amerikan ka kërcënuar me mbylljen e aktivitetit të qeverisë në rast se nuk miratohen ligjet për emigracionin.
Në një mesazh në Twitter, Donald Trump ka thënë: Ligjet e emigracionit në vitet e kaluara kanë qenë katastrofike dhe në rast se demokratët vazhdojnë sabotimet qeveria do të mbyllet. Nëse demokratët refuzojnë planin për ndërtimin e murit me Meksinën në Kongres, qeveria do të mbyllë aktivitetin e saj, ka thënë në fjalën e tij Donald Trump.
Tags