Danimarkë: protesta në mbështetje të hixhabit
Me qindra banorë të Danimarkës janë ngritur në protesta për të mbështetur lirinë e veshjes së hixhabit nga femrat myslimanë në vendin e tyre.
Sipas një njoftimi të agjencisë CNN, me qindra danezë janë ngritur në protesta kundër ligjit që ndalon veshjen e hixhabit nga femrat në Danimarkë apo ndëshkon ato femra që përdorin burkën. Pjesëmarrësit në protesta duke mbajtur shami në kokë dhe duke mbuluar fytyrën kanë protestuar kundër ligjin që ndalon dhe ndëshkon financiarisht ato femra myslimane që përdorin hixhabin dhe mbulojnë fytyrën me burka në Danimarkë. Danimarka ashtu si disa vende të tjera të Evropës ka miratuar ligjin që ndalon përdorimin e burkës nga femrat myslimane. Belgjika, Hollanda, Austria, Zvicra dhe disa vende të tjera kanë miratuar një ligj të tillë kundër femrave myslimane. Sipas ligjit të sapo miratuar nga Danimarka, çdo femër myslimane që nuk respekton ligjin në fillim ndëshkohet me një gjobë prej 157 dollarë dhe herën e dytë me 1565 dollarë. Kohët e fundit në Evropë janë vendosur shumë kufizime ndaj myslimanëve dhe sidomos nga femrave që veshin hixhabin.